
Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive si shenjë pakënaqësie ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit, Ishullit të Sazanit dhe Lagunës së Nartës.
Kjo zonë bregdetare përbën një habitat të rëndësishëm për shpendët shtegtarë, përfshirë flamingot, të cilët janë shndërruar edhe në simbol të protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Në këtë kontekst, qytetarët kanë krijuar një video me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i veshur me fund, taka dhe sytjena, me simbolin e flamingos.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ndërsa Rama ka reaguar me ironi duke e rishpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, shoqëruar me mbishkrimin: “Kush e ka bërë, hallall”.