Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leandro Trossard në radarin e Chelseat

Gazeta10
31 October 2022 - 17:55

Leandro Trossard është njëri nga futbollistët më në formë në Premier League këtë sezon deri më tani, shkruan Gazeta10.

Trossard ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë stinor dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Së fundmi, për shërbimet e sulmuesit belg ka shprehur interesim edhe ekipi londinez, Chelsea.

Trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Graham Potter, e njeh mirë lojtarin pasi ka punuar më të edhe sa ishte trajner i Brightonit.

27-vjeçari pikërisht realizoi gol ndaj Chelseat në vikend në fitoren e skuadrës së tij Brightonit me shifrat 4-1.

Chelsea po përshpejton bisedimet me agjentët e futbollistit dhe dëshiron transferimin e belgut që në janar.

Trossard erdhi te Brightoni në vitin 2019 nga ekipi belg Genk, për shumën e 15 milionë eurove.

Këtë sezon në Premier League, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 12 ndeshje të luajtura.

Përveç Chelseat, interesim për Trossard kanë shprehur edhe Arsenali, Atletico Madrid dhe Neëcastle United. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.