
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar pas videove propaganduese për Kosovën dhe shqiptarët nga deputeti francez Nicolas Bay.
Agusholli përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, e ka quajtur fashist Bayn dhe se i njëjti duhet të shpallet “non grata”, transmeton Gazeta10.
“Kur e lexova këtë deklaratë mendova se e kanë bërë Popat e kishes serbe, të cilët i bekonin ushtarët serbë kur niseshin për të bërë masakra mbi shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët në Srebrenicë.”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10