Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Paul Pogba humbet botërorin shkaku i lëndimit

Gazeta10
31 October 2022 - 19:53

Paul Pogba nuk do të jetë pjesë e Botërorit “Katari 2022” që do mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Pogba po vuante tash e një kohë shkaku i një lëndimi dhe nuk do të luajë më përgjatë këtij vitit.

Pogba iu nënshtrua një operacioni të meniskut në fillim të shtatorit dhe që nga ajo kohë ka punuar për rikuperimin e tij, por pësoi një pengesë gjatë stërvitjes në Continassa javën e kaluar.

Mungesën e Pogbas në Botëror e ka bërë të ditur agjentja e futbollistit, Rafaela Pimenta.

“Pas vizitave të djeshme dhe të sotme është jashtëzakonisht e dhimbshme të njoftoj se ai do të ketë ende nevojë për rehabilitim pas operacionit në gju në fillim të shtatorit. Për këtë arsye Paul nuk do të jetë në gjendje të jetë pjesë e kombëtares franceze në Katar”, tha ajo për mediumin francez “Telefoot”.

Mesfushori francez u rikthye te Juventusi verën e kaluar si transfer i lirë, pas një periudhe gjashtëvjeçare të kaluar te Manchester United.

29-vjeçari me ‘Gjelat’ arriti të fitoj Botërorin e kaluar që u mbajt në vitin 2018 në Rusi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.