Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona

Gazeta10
11 June 2026 - 17:18

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një shofer ka përplasur me dashje katër persona pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve paraprake, personat e përfshirë në konflikt i janë kundërpërgjigjur drejtuesit të mjetit duke e goditur me grushte, ndërsa më pas në vendngjarje ka ndërhyrë Policia.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.