Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Futbolli është i paparashikueshëm si me rastin e Lirisë ku humbi 2:0” – Veliji

Gazeta10
12 June 2026 - 23:22

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, ka komentuar ndeshjen mes Lirisë së Klinës dhe Dinamos së Ferizajt, duke theksuar se futbolli shpesh sjell rezultate të papritura.

Ai ka deklaruar se, pavarësisht pritshmërive për një fitore të Lirisë, në fund ishte Dinamo ajo që triumfoi me rezultat bindës 2:0.

“Futbolli është futboll dhe gjithmonë nuk fiton ai që ka më shumë raste. Me fitu ndonjëherë ndodh e kundërta. Të gjithë e kemi pritë fitoren e klubit futbollistik të Klinës ‘Liria’ kundër ekipit të Ferizajt ‘Dinamo’, por ndodhi e kundërta – ky i fundit e ka mujtë 2:0”, tha Veliji në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.