Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Policia e Kosovës sot fillon shqiptimin e masës së qortimit

Gazeta10
01 November 2022 - 0:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, pak minuta pas fillimit të zbatimit të masës së qortimit për targa, ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Ai ka thënë se duke filluar nga sot, Policia e Kosovës do të fillojë shqiptimin e masës së qortimit, raporton Gazeta10.

“Sot, Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.”, ka shkruar fillimisht ministri.

Më tej, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që posedojnë mjete me targat ilegale, t’i regjistrojnë ato me targat RKS.

“Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofroj siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.”, ka shkruar ministri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.