Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ: Po presim 48 orë nëse ka ankesa në Supreme, pastaj shpallim rezultatet përfundimtare dhe certifikojmë zgjedhjet

Gazeta10
22 June 2026 - 17:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të procedurave ankimore dhe vendimeve përfundimtare të institucioneve kompetente para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se kanë pranuar vendimet e PZAP-it për dy ankesat e paraqitura, ndërsa palët kanë afat prej 48 orësh për t’u ankuar në Gjykatën Supreme.

Sipas KQZ-së, pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për institucionin, para se të procedohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Mund t’iu konfirmoj se KQZ është njoftuar me vendimet e PZAP-it lidhur me 2 ankesat e paraqitura në këtë institucion. Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme, andaj KQZ do të presë që vendimet të marrin formën e prerë.

Pas plotëfuqishmërisë së vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në, për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare”, tha Elezi për Reporteri.net.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.