Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Reduktimet po ndodhin për shkak të lidhjeve ilegale” – Arjeta Mjeku flet për reduktimet e ujit në kryeqytet

Gazeta10
23 June 2026 - 8:48

Ankesat e banorëve në kryeqytet që në disa zona po ka mungesë të ujit, sikur në rrugën “Isa Kastrati” dhe “Sokol Sopi” në kryeqytet, iu ka dhënë përgjigje, zëdhënësja e Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku.

Ajo përmes një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” në Kanal 10 ka thënë se konsumimi i ujit është rrit, e veçanerisht në pikat e ulëta ku ne e menaxhojmë, prandaj janë edhe disa pika të larta ku ka mungesë ngase disa lagje furnizohen me anën e pompimit, prandaj edhe po kërkojmë që uji të mos keqpërdoret.

“Vjedhja më e rëndë e ujit, apo keqpërdorimet e ujit janë në lidhjet ilegale të sistemit të ujit”, tha mes tjerash Mjeku, duke kërkuar që qytetarët t’i kryejnë edhe obligimet dhe pagesat që i kanë ndaj Ujësjellësit.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.