Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Jo, nuk e shikoj se çfarë bën Leo”, Mbappe flet për garën me yllin argjentinas

Gazeta10
23 June 2026 - 9:42

Ylli francez, Kylian Mbappe, ka komentuar garën e vazhdueshme me legjendën argjentinase Lionel Messi, vetëm një ditë pasi Messi vendosi një rekord të ri në Kupën e Botës.

Messi shkëlqeu mbrëmë në fitoren e Argjentinës ndaj Austrisë, duke realizuar dy gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 18 gola.

Pas tij renditet pikërisht Mbappe me 16 gola, duke e bërë rivalitetin mes dy superyllëve edhe më interesant.

I pyetur për Messin, francezi u shpreh:

“Jo, nuk e shikoj se çfarë bën Leo. Ai gjithmonë ka shënuar, shënon dhe do të shënojë gjithmonë. Këtë e kam thënë edhe më parë. Nëse dua ta ndjek atë që bën ai, atëherë duhet të bëj edhe më shumë.”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.