Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

HAJKOFEEEST – një dekadë SPEEEX!

Gazeta10
23 June 2026 - 14:26

Për 10 vite me radhë, SPEEEX ka dëshmuar se suksesi më i madh i një kompanie nuk janë vetëm teknologjia, projektet apo partneritetet ndërkombëtare, por njerëzit që e ndërtojnë atë çdo ditë.

E themeluar në vitin 2016, SPEEEX është shndërruar nga një ekip i vogël profesionistësh në një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme të shërbimeve të biznesit në Ballkanin Perëndimor.
Me ekspertizë në kujdesin ndaj klientit, zhvillimin softuerik, SAP konsulencën, tele-mjekësinë dhe edukimin digjital, SPEEEX sot bashkëpunon me kompani dhe brende ndërkombëtare, duke ofruar zgjidhje inovative dhe standarde të larta profesionale.

Por ajo që e bën SPEEEX të veçantë është kultura e saj. Një kulturë që investon vazhdimisht në zhvillimin e punëtorëve, vlerëson kontributin e secilit dhe krijon mundësi për rritje profesionale e personale.
Për të shënuar këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, SPEEEX organizoi HAJKOFEEEST – Një Dekadë SPEEEX, një festival madhështor kushtuar 10-vjetorit të kompanisë. Mijëra punonjës, ish-punonjës, partnerë dhe mysafirë u bënë pjesë e një ngjarjeje unike që festoi sukseset, kujtimet dhe njerëzit që kanë ndërtuar këtë histori.

Me muzikë, aktivitete, eksperienca interaktive dhe emocione të shumta, HAJKOFEEEST nuk ishte vetëm një festë, por një dëshmi e fuqisë së komunitetit SPEEEX. Një festival në përmasa të mëdha që tregoi se pas çdo arritjeje qëndrojnë njerëz të përkushtuar, vizion i qartë dhe një kulturë që i vendos punëtorët në qendër të suksesit.

10 vite rritje. 10 vite inovacion. 10 vite njerëz që bëjnë diferencën.

SPEEEX festoi të kaluarën, nderoi njerëzit e saj dhe hapi rrugën drejt një kapitulli të ri, edhe më ambicioz për të ardhmen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.