Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon deputetët e Parlamentit Britanik, i premtohet mbështetje për KE dhe NATO

Gazeta10
01 November 2022 - 17:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar deputetet e Parlamentit Britanik ku i është premtuar mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe në NATO, raporton Gazeta10.

Kurti ka falënderuar përfaqësuesit britanik për kontributin e tyre ndaj Kosovës.

Më tej, ata kanë theksuar vazhdimin dhe thellimin e bashëkpunimit, thuhet në komunikatën nga ZKM.

Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti, në Parlamentin Britanik takoi sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga: Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd. Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.