Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Aksident me fatalitet, një i vdekur në Rekë të Mitrovicës

Gazeta10
01 November 2022 - 18:14

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, përkatësisht në Rekë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicën e Jugut.

“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë Zahiti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.