
Arbër Gumnishta i njohur si DJ DAGZ duke komentuar deklaratën e futbollistit Valon Behramit se ai do t’i kishte penguar po ta dinte që ta bënin shqiponjën në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, ka thënë në mes tjerash se patriotizëm është me lujtë edhe për Shqipërinë, por ai nuk e ka bërë.
Komentet ai i bëri në emisionin sportiv “Kampionët e Botërorit” në Kanal 10.
“Patriotizëm është edhe me lujtë për Shqipërinë, por Valon Behrami nuk e ka ba”, tha DJ DAGZ mes tjerash ku pikërisht kjo deklaratë ka ndez debat të fortë në emision në mes të panelistëve.
Shumë prej tyre e kanë kritikuar, por ka edhe prej atyre që deklaratën e tij e kanë justifikuar.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10