Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bislimi: Kosovës i duhet një miqësi e jashtëzakonshme me SHBA-në

Gazeta10
30 June 2026 - 21:21

 Faton Bislimi ka vlerësuar se Kosova duhet të ruajë dhe forcojë marrëdhëniet e veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se mbështetja amerikane mbetet jetike për vendin në rrethanat aktuale gjeopolitike.

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Bislimi tha se ekziston një trashëgimi e miqësisë së veçantë mes Kosovës dhe figurave me ndikim në politikëbërjen amerikane, veçanërisht në Kongresin e SHBA-së.

“Mendoj që ekziston një trashëgimi e miqësisë speciale mes Kosovës dhe figurave me ndikim në politikëbërjen e SHBA-së, sidomos në Kongres. Historikisht, ai ka qenë brumi përmes të cilit kemi arritur të ndikojmë në politikën e jashtme amerikane, si te republikanët ashtu edhe te demokratët”, tha Bislimi.

Sipas tij, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze të sigurisë dhe diplomacisë, prandaj partneriteti me SHBA-në mbetet i pazëvendësueshëm.

“Kur kemi kërcënime të vazhdueshme nga fqinji verior, Serbia, kur përballemi me bllokada nga disa vende evropiane që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur bota po përballet me zhvillime të mëdha gjeopolitike – nga lufta në Ukrainë deri te tensionet me Iranin – e kupton se një vend i vogël si Kosova ka nevojë për një miqësi të jashtëzakonshme me SHBA-në”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.