Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shala: Presioni për krijimin e Gjykatës Speciale ka qenë jashtëzakonisht i madh

Gazeta10
02 July 2026 - 21:17

Analisti politik Mentor Shala, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka folur për rrethanat që çuan në krijimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se procesi është shoqëruar me presion të madh ndërkombëtar.

Ai u shpreh se në Kosovë është thënë vazhdimisht se Gjykata Speciale nuk është dashur të krijohej, por sipas tij, udhëheqësit e asaj kohe janë përballur me një situatë tejet të vështirë.

“Është thënë këtu se nuk është dashur të krijohej Gjykata. Edhe unë kam informacione, sepse jam marrë me këtë temë. Presioni ka qenë i tmerrshëm, shumë i tmerrshëm. Ka qenë problematike për këdo që do të ishte në pozitën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit apo Jakup Krasniqit. Cilido që do të ishte në vendin e tyre do ta kishte shumë të vështirë ta përballonte atë presion”, deklaroi ai.

Sipas analistit, presioni ka qenë i drejtpërdrejtë dhe, siç tha ai, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtruar presion për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Presioni ka qenë direkt dhe, në fund, është dashur të bëhej presion edhe nga SHBA-ja”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.