Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha: Kosova nuk duhet të dalë kundër SHBA-së dhe BE-së në çështjet strategjike

Gazeta10
08 July 2026 - 19:30

Ish-ministri,Valdet Hoxha ka deklaruar se Kosova duhet të mbajë qëndrim të harmonizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në çështjet strategjike, duke theksuar rëndësinë e uljes së varësisë energjetike nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Hoxha tha se një konflikt me përmasa më të mëdha me Serbinë do ta bënte edhe më të ndjeshme çështjen e furnizimit me energji elektrike.

“Llogaritni një konflikt me përmasa më të mëdha me Serbinë dhe nesër e kemi me ta furnizimin me energji elektrike. Ky është aspekti praktik, e pastaj edhe ai diplomatik. Duhet ta ulim varësinë nga Federata Ruse dhe shtetet e tjera mosnjohëse, madje armiqësore ndaj Republikës së Kosovës. Nuk mund t’ia falim vetes që të dalim kundër SHBA-së e kundër BE-së, të cilat kanë ulur përdorimin e gazit rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, tha Hoxha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.