Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca përkujton Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë, thotë se do te kujtohen sa të jenë gjallë

Gazeta10
02 November 2022 - 13:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë, raporton Gazeta10.

Konjufca ka thënë se po nderojnë heronjtë që kanë dhënë shembullin më të mirë se si jepet jeta për lirinë e vendit.

“Erdhëm për t’i bërë nderimet për heronjtë tanë që e dhanë shembullin më të vyer se si jepet jeta për lirinë e atdheut, sepse ata i luftuan forcat e okupatorit”, ka thënë Konjufca.

Tutje, ai ka thënë se ata kanë frymëzuar brezat që kanë ardhur më pas dhe se të njejtit meritojnë nderim dhe kujtim sa të jetë gjallë popullit shqiptar.

“Ishin shembull që frymëzoi edhe brezat më pas. E mijëra djem e vajza u bashkuan në UÇK duke e përjetuar shembullin e tyre se si me pushkë në dorë duhet t’i dilet përpara okupatorit. Sa të ketë gjallë popull shqiptar ata do të kujtohen e do të nderohen”, ka shtuar më tej Konjufca. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.