Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo është mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së re

Gazeta10
10 July 2026 - 21:48

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mosha mesatare e 120 deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është 46 vjeç.

Analiza e KDI-së për përbërjen e legjislaturës tregon se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë moshën mesatare më të re, me 44 vjeç.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë një moshë mesatare prej 46 vjeç.

Sipas këtyre të dhënave, deputetët me moshën mesatare më të lartë janë ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 51 vjeç.

Të dhënat janë publikuar nga KDI në kuadër të analizës së përbërjes së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve dhe përfshijnë të dhëna demografike për përfaqësuesit e legjislaturës së re

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.