Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Takime për sy e faqe” – Kelmendi kritika Kurtit

Gazeta10
14 July 2026 - 19:05

Jeton Kelmendi-LDK, në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka vlerësuar se aktualisht nuk sheh gatishmëri reale për bashkëpunim nga kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Kelmendit, takimet që po zhvillohen janë më shumë formale sesa përpjekje serioze për arritjen e një marrëveshjeje politike. Ai u shpreh se Kurti, nëse tenton një bashkëpunim, ka gjasa t’ia ofrojë vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“LDK-ja është subjekti i tretë dhe përbën një bazë të rëndësishme votash. Çdo bashkëpunim me një subjekt tjetër do ta penalizonte LDK-në në aspektin elektoral”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, qasja e Kurtit është e ndikuar nga kalkulimet personale dhe partiake, ndërsa përfundoi se nuk pret një marrëveshje politike në këtë fazë.

“Në fund, mendoj se kësaj radhe vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje”, u shpreh Kelmendi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.