Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shala: Koalicioni me VV-në nuk e shpëton LDK-në

Gazeta10
14 July 2026 - 21:19

Analisti politik Mentor Shala, në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) nuk do të ishte zgjidhje për problemet e brendshme të LDK-së.

Sipas tij, një marrëveshje e mundshme mes dy subjekteve do të përballej me sfida për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK.

“Unë mendoj se LDK-ja në koalicion me VV-në nuk shpëton, për arsye se nëse Lumir Abdixhiku vendos të hyjë në koalicion, ai ka edhe deputetë brenda Kuvendit që janë kundër tij. Janë rreth shtatë deputetë që kanë nënshkruar për shkarkimin e tij”, ka thënë Shala.

Ai ka vlerësuar se kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk do të hynte në një marrëveshje politike pa i pasur të siguruara votat për formimin e qeverisë.

“Kurti nuk hyn në këto matematika pa i pasur votat e sigurta. Ai tash po thotë se i duhen 93 vota, ndërsa më herët fliste për 85, kurse në fakt nevojiten 80”, është shprehur Shala.

Sipas analistit, synimi i Kurtit nuk është domosdoshmërisht krijimi i një koalicioni me LDK-në, por shfrytëzimi i situatës politike për të zgjeruar mbështetjen e tij elektorale.

“Albin Kurti nuk hyn në koalicion me LDK-në. Qëllimi i tij është të bëjë sa më shumë lëvizje politike, në mënyrë që të marrë edhe një pjesë të elektoratit të LDK-së”, ka deklaruar Mentor Shala.

Deklaratën e plotë të Mentor Shalës mund ta ndiqni në videon e bashkangjitur në tekst.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.