Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli reagon për dhunën ndaj të moshuarës, gjithçka në këtë botë kthehet

Gazeta10
02 November 2022 - 17:14

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar për dhunën ndaj të moshuarës nga një infermiere në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, raporton Gazeta10.

Pacolli ka thënë se është krijuar një lajm negativ në të gjithë vendin.

Tutje, ai ka thënë se gjithçka në këtë botë kthehet si një boomerang.

Më tej, Pacolli ka thënë se dëshiron shumë që ta takojë këtë nënë për ta dëgjuar se çfarë ka për të thënë ajo.

Këtu keni postimin e plotë:

“Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.



Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.