Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Muja: Shkarkimi i Abdixhikut nuk do ta forcojë LDK-në

Gazeta10
15 July 2026 - 20:58

Analisti politik Basri Muja ka vlerësuar se shkarkimi i mundshëm i Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk do t’i sjellë përfitime partisë.

Ai në emisionin Politiko në Kanal 10, Muja tha se, edhe nëse Abdixhiku shkarkohet, nuk pret që LDK-ja të dalë më e fortë nga ky proces.

“Ndoshta edhe do të shkarkohet, por nuk mendoj se LDK-ja do të forcohet me këtë shkarkim. Do të kemi një fragmentim edhe më të madh të LDK-së. Koha është e shkurtër për konsolidim, edhe nëse kemi zgjedhje pas dy muajsh. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati në këtë Kuvend, nuk mendoj se LDK-ja do të jetë fituese”, u shpreh Muja. /GAZETA10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.