
Analisti politik Halil Matoshi, gjatë debatit në emisionin Politiko në Kanal 10, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke folur edhe për rolin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Matoshi ka deklaruar se Kurti aktualisht është njëri ndër politikanët më të fuqishëm në Ballkan, duke thënë se vendimet kryesore politike varen nga ai.
“Gjithçka e ka Albin Kurti në dorë. Njeri më i fuqishëm sot në Ballkan politikisht nuk ka. Krejt çelësat i ka në dorë, a na çon në zgjedhje, a në luftë, me nënshkru paqe, a me ble raketa”, ka thënë Matoshi. /GAZETA10