Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sarrazin: I takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin pro apo kundër planit franko-gjerman

Gazeta10
02 November 2022 - 21:33

Manuel Sarrazin – i dërguari Special i Qeverisë Federale Gjermane në Ballkanin Perëndimor, në një intervistë ekskluzive për Kanal10, ka thënë se i takon Kosovës dhe Serbisë nëse dëshirojnë ta pranojnë prompozimin franko-gjerman.

Sarrazin në Kanal10, ka deklaruar se nëse këto dyja vende do ta kundërshtonin këtë plan, nuk do të ndëshkoheshin nga Franca e Gjermania, pasi sipas tij nuk funksionon kështu politika ndërkombëtare, transmeton Gazeta10.

“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Franca dhe Gjermania nuk do të bënin diçka keq, nuk funksionon kështu politika ndërkombëtare, ne po mundohemi të lehtësojmë zgjidhjet. Në fund, zgjidhjet duhet të bien dakord, janë vendet tuaja. Po Gjermania dhe Franca gjetën një mënyrë për të pasur një këndvështrim të përbashkët strategjik…Është përgjegjësia juaj. Ne po përpiqemi të jemi të dobishëm, ne po përpiqemi të lehtësojmë, të japim shtytje. Ne po përpiqemi të nisim gjërat. Por në fund, varet nga vendimi i njerëzve në Serbi dhe Kosovë, natyrisht.”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.