Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Gazeta10
23 July 2026 - 9:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për gjetjen e pesë bombave të dorës në Junik.

Sipas raportit 24-orësh, rasti është raportuar pasditen e së mërkurës.

Më pas, ekipet e deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetet e dyshuara shpërthyese.

“Një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të deminimit të cilët kanë bërë asgjësimin e mjeteve (5 bomba dore) pa ndonjë incident.”, thuhet në raport./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.