Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidentja Osmani shtrihet në spital, i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

Gazeta10
03 November 2022 - 0:50

Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën e kësaj jave i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, përkatësisht heqjes së tëmthit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës përmes një njoftimi, teksa ka shtuar ndërhyrja është kryer me sukses.

Në njoftim po ashtu thuhet se presidentja Osmani gjatë ditës së mërkurë ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive te kryetari i Kuvendit, Glauk konjufca, shkruan Gazeta10.

Tutje thuhet se Osmani nga data 3 nëntor, do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.