Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pensionohet Gledi Mici, ishte lojtari i parë shqiptar që u ftua nga Kombëtarja e Kosovës

Gazeta10
04 August 2026 - 9:28

Gledi Mici është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare.

Mici luajti për shumë skuadra dhe fitoi disa tituj gjatë karrierës së tij, shkruan Indeksonline

Ai bëri plotë 534 paraqitje, shënoi tetë gola dhe bëri 34 asiste.

Mici ishte lojtari i parë shqiptar që ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, në atë kohë ishte trajner Bernard Challandes.

Sa luajti në Superligë, Mici fitoi dy tituj me Prishtinën: Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Ish-lojtari tani ka filluar një punë të re. Ai do të jetë në staf drejtues të Akademisë në Tirona Republic Football Academy.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.