
Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli aktiv, shkruan Gazeta10.
Pique do të luajë ndeshjen e tij të fundit si futbollist të shtunën, ku Barcelona ndeshet me Almerian në “Camp Nou”.
35-vjeçari në karrierën e tij si futbollist ka luajtur për Barcelonën, Manchester United dhe Real Zaragozën, e poashtu ka përfaqësuar Spanjën në nivel kombëtaresh.
Pjesa më të madhe të karrierës, Pique e kaloi të Barcelona, aty ku edhe u zhvillua si futbollist.
Me ekipin katalan ai ka pasur një karrierë mjaft të sukseshme ku fitoi plot 30 trofe, duke përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, La Ligën, Kupën e Mbretit,
Superkupën Evropiane, Superkupën Spanjolle, Kupën e Botës për klube etj.
Në total me Barcelonën, mbrojtësi katalan ka zhvilluar plot 615 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 53 gola.
Pique ka bërë karrierë të madhe edhe me Kombëtaren Spanjolle, ku kishte arritur të fitonte Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian. /Gazeta10/