Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ronaldo: Ky mund të jetë viti im i fundit në futboll!

Gazeta10
16 August 2026 - 17:02

Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se karriera e tij futbollistike mund të jetë pranë fundit.

Në një intervistë për “Vogue”, ylli portugez është shprehur: “Ndoshta ky është viti im i fundit në futboll dhe dua të lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.”

Deklarata e 41-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e madhe të tifozëve, pasi Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në nivele të larta, pavarësisht moshës.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka ndërtuar një nga karrierat më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, me tituj të shumtë, rekorde individuale dhe suksese me klubet dhe kombëtaren e Portugalisë.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.