Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tifozët e Juventusit pushtojnë fushën, tentojnë t’ia marrin fanellën me “dhunë” Edon Zhegrovës

Gazeta10
17 August 2026 - 23:26

Sulmuesi Edon Zhegrova ka kaluar disa minuta të vështirë në miqësoren e Juventusit me ekipin U23.

Ylli i Kosovës zhvilloi minuta në triumfin 2 të “Bianconerëve” ndaj ekipit të dytë, megjithatë në momentin që fishkëlloi gjyqtari – tifozët pushtuan fushën.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Tiktok”, shihen lojtarët e Juventusit derisa vrapojnë drejt zhveshtores, megjithatë tifozët arrijnë ta kapin Zhegrovën.

Disa prej tyre provojnë me çdo kusht t’ia marrin fanellën ndërsa për një moment ndërhynë edhe sigurimi për ta ndihmuar lojtarin.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.