
Këngëtarja Jehona Lumi ka rrëfyer se një nga dëshirat e saj profesionale është të realizojë një bashkëpunim me Flori Mumajesin ose të ketë një këngë të krijuar prej tij.
Ajo ka treguar se dëshira për të punuar me Florin lidhet edhe me një moment të veçantë të së kaluarës. Gjatë një xhirimi për një program të Vitit të Ri, Flori Mumajesi e kishte komplimentuar Jehonën për zërin e saj, një vlerësim që këngëtarja duket se e ka mbajtur mend.
Jehona ka treguar se do të ishte shumë e lumtur nëse një ditë do të realizonte një projekt me të, qoftë një bashkëpunim apo një këngë të punuar nga Flori.
Ndërkohë, ajo ka folur edhe për bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun, i cili u realizua si rezultat i dëshirës së tij për të punuar me të. Kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe tashmë ka kaluar mbi 4 milionë shikime.
Pas këtij suksesi, mbetet për t’u parë nëse dëshira e Jehonës për të sjellë një këngë nga Flori Mumajesi do të bëhet realitet./Gazeta10