
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për detyrimet e kryeministrit dhe zëvendësministrave gjatë periudhës së tranzicionit institucional.
Ai ka thënë se kryeministri nuk mund ta lërë zyrën para se të vijë kryeministri i ri, ndërsa të njëjtat rregulla, sipas tij, vlejnë edhe për zëvendësministrat.
“Nuk ka të drejtë kryeministri që ta lëshojë zyrën e kryeministrit pa ardhur kryeministri tjetër, kjo vlen edhe për zëvendës ministri, duhet të mbesin në detyrë deri në momëntin kur zgjedhjet qeveria e re, dhe kur zgjedhjet qeveria e re ai person i cili është deputet nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e ministrit dhe anasjelltas”, tha ai./Gazeta10