Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Po pastronte armën: Detaje nga vetëplagosja e një personi në Pejë

Gazeta10
25 August 2026 - 11:16

Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Vitomiricë, pasi dyshohet se derisa po pastronte të njëjtën, është vetëplagosur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se për shkak të gjendjes së të plagosurit, ai është transferuar për trajtim mjekësor në QKUK.

Viktima ka deklaruar para hetueseve se është vetëplagosur teksa po pastronte armën.

Rasti po vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.