
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka thënë se pothuajse çdo iniciativë e ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit është përballur me pengesa institucionale nga Vetëvendosje.
“Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!”, ka shkruar mes tjerash Rama.
Ai ka bërë të ditur se Gjykata, edhe në këtë rast, i ka dhënë të drejtë Kryeqytetit, duke e cilësuar vendimin si një tjetër betejë institucionale të fituar.
“Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit! Edhe një betejë institucionale e fituar!”, ka deklaruar ai.
Në fund të reagimit, Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj Vetëvendosjes, duke e akuzuar këtë subjekt për linçim, fabrikim dhe përpjekje për denigrimin e njerëzve.
Postimi i plotë: