
Blerina Kllokoqi Rugova ka rrëfyer në emisionin “Prime Ver” historinë e emrit të brendit të saj “Bukur”, duke zbuluar se fillimisht ishin në diskutim dy emra të ndryshëm.
Stilistja tregoi se në procesin e krijimit të identitetit të brendit ishin punuar dy alternativa – “Barëshe” dhe “Bukur”.
Sipas saj, para se të merrej vendimi përfundimtar, ajo kishte kërkuar edhe mendimin e njerëzve për të kuptuar se cili prej emrave do të përshtatej më mirë me brendin.
Blerina zbuloi gjithashtu se kishte menduar që emri i markës të lidhej edhe me vendin, duke përmendur dëshirën që brendi i saj të kishte një identitet të ngjashëm me markat ndërkombëtare që lidhen me origjinën e tyre.
Megjithatë, në fund triumfoi emri “Bukur”.
Por, sipas saj, “Bukur” kishte një tjetër avantazh: ishte një emër shqip, i thjeshtë dhe me potencial për t’u përdorur edhe në tregun ndërkombëtar.
Kështu, pas diskutimeve dhe konsultimit me njerëzit, u vendos që brendi të mbajë emrin “Bukur”, emër që sot lidhet me krijimtarinë dhe vizionin e Blerina Kllokoqi Rugovës në industrinë e modës./Gazeta10