
Blerina Kllokoqi Rugova ka rrëfyer në emisionin “Prime Ver” një detaj interesant rreth Gjestit dhe veshjeve të brendit “BUKUR”.
Ajo tregoi se pasi u hiqeshin logot nga veshjet, ato i dërgoheshin Gjestit, i cili habitej dhe pyeste se kush ia kishte dërguar.
“Kur na hiqeshin llogot, ja çojshim krejt, edhe të mbrendshmet. Gjesti thojke: ‘Kush mi ka qu?’”, tregoi Blerina.
Ajo u shpreh shumë mirënjohëse për Gjestin, duke theksuar se prezenca e tij ka qenë një ndihmë e madhe në promovimin e brendit.
“Për neve Gjesti ka qenë shembull për krejt. Jam falënderuese që ka qenë atje, ka bërë marketing për neve”, u shpreh ajo.
Blerina theksoi se bashkëpunimi dhe ekspozimi i veshjeve të “BUKUR” përmes Gjestit ka qenë një moment i rëndësishëm për brendin./Gazeta10