Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i Hysni Gucatit: Pasha plagët që i ke në trup, secila dhimbje e jotja ka me i vra tradhtarët e Kosovës

Gazeta10
04 November 2022 - 19:50

Djali i kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka reaguar pas operimit të babait të tij pasi iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Gucati përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se do t’i vrasë secila dhimbje e babait të tij tradhëtarët e Kosovës, transmeton Gazeta10.

“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi. Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria”, ka shkruar ai.

Hysni Gucati, u operua sot vetëm disa javë pas operimit të parë që kishte në Holandë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.