Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘‘Kontrata është lidhur në qeverisjen e VV’së’’, Rama kërkon hetim nga PSRK për çështjen e NPB’së: Do mbrojmë pronën publike

Gazeta10
29 August 2026 - 16:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, është deklaruar rreth çështjes së Ndërmarrjes Publike Banesore. Rama, ka thënë se kontrata është lidhur në vitin 2021 gjatë kohës sa ka qeverisur Vetëvendosje, me një kompani, që ‘’ ishte formuar vetëm 1 javë para shpalljes publike, në një proces që ka qenë i hapur vetëm për tri ditë!’’.

Rama në postimin e tij, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale hetim të plotë të dokumenteve, vendimeve dhe nënshkrimeve që lidhen me këtë proces dhe përcaktimin e përgjegjësive.

‘’ Gjatë qeverisjes sonë kemi iniciuar dhe insistuar që kjo çështje të trajtohet dhe të zbardhet nga organet e drejtësisë, në mënyrë që prona publike e Kryeqytetit të mbrohet nga pasojat e vendimeve dhe procedurave të kontestuara që kanë përcjellë këtë proces! Sot, NPB-ja rrezikon të ngarkohet me mbi 32 milionë euro për fitimin e pretenduar të humbur nga një projekt që nuk është ndërtuar ASNJËHERË. Ky është edhe një problem tjetër lidhur me këtë çështje! Si mund të kërkohen mbi 32 milionë euro fitim për një projekt ku nuk është ndërtuar asnjë objekt dhe pa u vërtetuar qartë se cili veprim konkret i NPB-së e ka shkaktuar mosrealizimin e tij?’’, ka shkruar Rama mes tjerash në postimin e tij.

Postimi:

PËR NDËRMARRJEN PUBLIKE BANESORE (NPB) DHE MBROJTJEN E PRONËS PUBLIKE!

Sot sqaruam para qytetarëve çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe kontratës së lidhur në vitin 2021 me 1 kompani që ishte formuar vetëm 1 javë para shpalljes publike, në një proces që ka qenë i hapur vetëm për tri ditë!

Dua ta bëjë të qartë se i gjithë procesi është iniciuar dhe zhvilluar NË VITIN 2021, GJATË QEVERISJES SË VETËVENDOSJES NË PRISHTINË.

Saktësisht,

Më 27 prill 2021 është marrë vendimi.

Më 17 maj 2021 është nënshkruar kontrata.

Më 16 gusht 2021 është lëshuar leja e ndërtimit.

Më 5 tetor 2021 është nënshkruar Aneks-Kontrata.

PRA, NE AS NUK E KEMI INICIUAR, AS NEGOCIUAR DHE AS NËNSHKRUAR KËTË KONTRATË. Përgjegjësia për këto vendime i takon qeverisjes para nesh në Prishtinë. Janë vendimet me data, me nënshkrime, me emra dhe mbiemra!

Gjatë qeverisjes sonë kemi iniciuar dhe insistuar që kjo çështje të trajtohet dhe të zbardhet nga organet e drejtësisë, në mënyrë që prona publike e Kryeqytetit të mbrohet nga pasojat e vendimeve dhe procedurave të kontestuara që kanë përcjellë këtë proces!

Sot, NPB-ja rrezikon të ngarkohet me mbi 32 milionë euro për fitimin e pretenduar të humbur nga një projekt që nuk është ndërtuar ASNJËHERË. Ky është edhe një problem tjetër lidhur me këtë çështje!

Si mund të kërkohen mbi 32 milionë euro fitim për një projekt ku nuk është ndërtuar asnjë objekt dhe pa u vërtetuar qartë se cili veprim konkret i NPB-së e ka shkaktuar mosrealizimin e tij?

Po ashtu, kërkojme sqarime të plota për vendimin e Qeverisë së Kosovës të 12 gushtit për shpronësimin e parcelës në Lakrishte, në kohën kur çështja vazhdon të jetë objekt i kontestit gjyqësor.

Për këtë kërkojmë nga Prokuroria Speciale hetim të plotë të dokumenteve, vendimeve dhe nënshkrimeve që lidhen me këtë proces dhe përcaktimin e përgjegjësive!

QARTËSISHT,

NE NUK E KEMI NËNSHKRUAR KËTË KONTRATË!

NE NUK E KEMI KRIJUAR KËTË PROBLEM!

POR NE DO TA MBROJMË PRONËN PUBLIKE DERI NË FUND.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.