
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Gjenevë është hapur ekspozita “Ende duke pritur?” e artistit Artan Korenica.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekspozita është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me “Jardin des disparus” – Kopshti i të Zhdukurve.
“Sot në Gjenevë, është hapur ekspozita ‘Ende duke pritur?’, e artistit Artan Korenica”, thuhet në njoftimin e Komisionit, në Facebook.
Aktiviteti është organizuar në kuadër të shënimit të tridhjetë gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.