Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

QKUK dhe FSK thellojnë bashkëpunimin në shërbimet shëndetësore

Gazeta10
04 September 2026 - 15:48

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar për një takim për të cilin thanë se u zhvillua me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore.

Drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, së bashku me koordinatorin dr. Nazmi Kolgeci, vizituan FSK-në në Kazermën “Adem Jashari”, ku u pritën nga gjeneral Enver Cikaqi dhe përfaqësues të Regjimentit të Mjekësisë.

Gjatë vizitës u diskutua për organizimin e shërbimeve mjekësore dhe realizimin e vizitave sistematike shëndetësore për kadetët dhe pjesëtarët e FSK-së.

Sipas QKUK-së, bashkëpunimi ndërinstitucional synon përmirësimin dhe avancimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.