Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokurori Gashi: 35 pjesëtarë të strukturave të Policisë Speciale serbe dyshohen për masakrën në Prekaz

Gazeta10
04 September 2026 - 14:21

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka dhënë detaje lidhur me hetimin e rastit të vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari në Prekaz.

“Ka qenë një rast shumë kompleks dhe sfidues, por falë një pune intensive të Prokurorisë Speciale dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e institucionet tjera, kemi arritur në këtë fazë, pra në ngritjen e aktakzuës”.

Ai tha kanë arritur të identifikojnë 35 persona të përfshirë, të gjithë pjesë e njësisë speciale të policisë serbe.

“bauzar në provat e siguruara, kemi arritur ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të dyshuarit për këtë rast kanë kryer krime luftës kundër popullësisë civile. Si rezultat i hetimit, bazuar në prova materiale e personale, kemi arritur t’i identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, që i përkasin strukturave të larta komanduese të policisë speciale të Serbisë”, ka thënë ai.

“është vërtetuar sakt se cilat njësi kanë marrë pjesë në sulm, arsenali që është përdorur dhe dëmët që janë shkaktuar si në njerëz. Në këtë sulm janë vrarë 26 persona, përfshirë fëmijë nga mosha 5-6 vjeçare”, ka shtuar ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.