Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në Hardh Fest, Haradinaj flet për planin e Aleancës për bizneset dhe bujqit

Gazeta10
04 September 2026 - 13:41

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e Hardh Fest 2026 në Rahovec, duke vlerësuar traditën e vreshtarisë dhe kontributin e fermerëve në zhvillimin dhe promovimin e verës së Kosovës.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e Rahovecit si një nga qendrat kryesore të vreshtarisë në vend, ndërsa ka përgëzuar organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e kësaj tradite.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka vënë në pah edhe planin e Aleancës për zhvillimin ekonomik të vendit, me masa konkrete për bizneset dhe bujqit.

Sipas tij, ndër prioritetet janë ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lirimi i tokës së punuar nga tatimi në pronë dhe pagesa e subvencioneve për bujqit pa vonesa.

Haradinaj ka vlerësuar se këto masa do të ndihmojnë në fuqizimin e prodhimit vendor dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset dhe fermerët në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.