
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, raporton Gazeta10.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është shumë i shqetësuar me këto zhvillime dhe se Qeveria duhet t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje.
Ai tutje kërkon nga kryeministri Kurti t’i njoftoj qytetatrë për hapat që do të ndërrmerren.
“Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, tha ai./Gazeta10