Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Çka ka me ndodhë nesër”, Smakiqi: Prej të 7tit veç sistemi i drejtësisë dhe organet lokale janë duke funksionu

Gazeta10
08 September 2026 - 22:40

Avokati Xhevdet Smakiqi, i ftuar sonte në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka folur për situatën institucionale në vend dhe zhvillimet e pritshme politike.

Smakiqi ka thënë se, që nga data 7, sistemi i drejtësisë dhe qeverisja lokale në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë në bazë të mandatit të tyre ligjor, ndërsa sipas tij, organet qendrore të shtetit nuk janë funksionale.

“Prej të 7-tit tek ne funksionon sistemi i drejtësisë dhe qeverisja lokale sipas mandatit ligjor që e kemi. Ndërkohë, organet qendrore as nuk funksionojnë, as nuk ekzistojnë”, ka deklaruar Smakiqi.

Ai ka ngritur edhe çështjen se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim, duke iu referuar situatës politike dhe veprimeve të mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Smakiqi ka përmendur mundësinë e një ndryshimi të pozitës së Vetëvendosjes, nëse kjo parti vazhdon me propozimet e saj, edhe në rast se ato bëhen jashtë një afati që ai e konsideron jokushtetues.

“Çka ka me ndodhë nesër? Mund të ketë ndryshim të një pozicioni të VV-së, nëse vazhdon me propozu edhe pse në afat jo kushtetues”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.