Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu: Gjykimi në Hagë proces i dhimbshëm, Jakup Krasniqi do duhej ta gëzonte lirinë me nipa e mbesa

Gazeta10
14 September 2026 - 21:26

Drejtori i IKD-së, Ismet Kryeziu, ka folur për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në Hagë.

Kryeziu tha se Krasniqin e ka njohur që nga fëmijëria dhe se ka pasur bashkëpunim me të gjatë kohës kur ai ishte kryeparlamentar.

“Nga aspekti njerëzor, moral dhe kombëtar, mendoj që Jakup Krasniqi është më i madh se emri i tij. E ka dhënë kontributin në proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Është një proces i dhimbshëm. Një njeri që sot do të duhej ta gëzonte lirinë dhe të kishte kohë për veten, familjen dhe nipat e tij, sot, në moshën 75-vjeçare, përballet me idenë se si do të vazhdojë shtetndërtimi i Kosovës”, tha Kryeziu në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.