Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokuan akset kryesore të Tiranës gjatë tubimit të djeshëm, procedohen penalisht 20 protestues

Gazeta10
14 September 2026 - 23:40

Pas tubimit të zhvilluar më 13 shtator në Tiranë, Policia ka nisur procedimin penal për 20 pjesëmarrës, të dyshuar për bllokimin e qarkullimit dhe prishjen e qetësisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit kanë penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, si dhe zonën e sheshit “Wilson”.

“Tiranë/Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike, procedohen penalisht 20 pjesëmarrës në një tubim të zhvilluar më datë 13.09.2026.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:

Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.

Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe ‘Prishja e qetësisë publike’”, shkruan Policia. /Top Channel

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.