
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një i dyshuar mashkull për falsifikim të dokumentave, pasi kishte tentuar në udhëtoj në drejtim të një shteti tjetër duke prezantuar pasaportën kosovare me leje qëndrimi të shtetit të huaj, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, dokumenti si i dyshuar është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
“ANP Adem Jasharri 05.11.2022 – 06:00. I dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të udhëtoj në drejtim të një shteti tjetër duke prezantuar pasaportë të Republikës së Kosovës me leje qëndrimi të shtetit tjetër të huaj, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Dokumenti si i dyshuar është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”/Gazeta10.