
Gazetari Bahri Cani ka folur për dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Kisha përshtypjen që Prokuroria me të vërtetë e ka humbur rrugën me dëshmitarë të diskutueshëm, me dëshmi, por sigurisht që ka pasur dëshmi që i kanë rënduar”, tha Cani.
Ai shtoi se, pavarësisht vlerësimit për dëshmitarët dhe dëshmitë e paraqitura, është e vështirë të paragjykohet se cili do të jetë vendimi përfundimtar.
“Ndaj është shumë vështirë të paragjykohet se cili mund të jetë vendimi përfundimtar”, u shpreh Cani.