
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka filluar me fjalën e tij në sheshin Car Lazar ku po mbahet protesta e serbëve, raporton Gazeta10.
Protesta ka filluar me intonimin e himnit serb para pak minutash.
Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10